Bryan MacDonald e ka postuar një video në twitter, që thotë se nuk është e tij, ku shihen kabinat e tualeteve publike që lëvizin nëpër një rrugë të Moskës së Rusisë.
Sikur të mos mjaftonte stuhia, kalimtarët e rastit është dashur të mbrohen se mos goditen nga objektet plastike që rrëshqisnin pa kontroll.
“Kjo nuk është shaka”, ka shkruar shkurt MacDonald, i cili punon si gazetar.
Mirëpo, në bazë të komenteve, shumica e kanë marrë me mahi këtë rast, duke e konsideruar si shumë qesharak.
“Askush nuk do të më besonte, sikur të thosha se më ka goditur kabina”, si dhe “edhe tualetet donin të iknin nga stuhia” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.
Shini më poshtë postimin dhe komentet rreth videos:
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...