Bild ka pasqyruar gjerësisht krimin e trefishtë, ku rapsodi kosovar vrau bashkëshorten, vajzën e më pas veten. Sami Veseli ishte nga Ferizaj, ndërsa prej kohësh po jetonte në Gjerman, përcjell arbresh.
Bëhet fjalë për rapsodin që kishte qëlluar vajzën, e cila kishte vdekur në vend, kurse gruaja e tij ishte dërguar në spital. Ai kishte qëlluar vajzën, e cila kishte vdekur në vend, kurse gruaja e tij ishte dërguar në spital. Gjermanët kanë mbetur të tmerruar nga kjo ngjarje.
Policia dhe prokurorët kanë qenë në vendin e krimit dhe janë duke hetuar rastin. Për shkak të gjurmëve, hetuesit e kanë cilësuar si “krim në mjedisin familjar”. Gjithashtu, edhe arma është gjetur.
Lajmi për vrasjen e trefishtë, është bërë i ditur në rrjetet sociale, nga një mik i tashmë të ndjerit Sami Veseli.
Në publikimin e shoqëruar me fotografi, kjo vepër e rapsodit të njohur nga Ferizaj, i cili jetonte në Gjermani, arsyetohet me këtë përshkrim në postimin e mikut të tij:
“Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen… na shtyjnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjen shqiptare”. Përveç detajeve të publikuara nga miku i rapsodit të njohur, ende nuk dihen motivet e këtij akti.
Përveç detajeve që dha miku i tij, akoma nuk dihen motivet e këtij akti. Policia dhe prokurorët gjermanë kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...