Kaliumi luan rol jetik për shumë sisteme në trup, veçanërisht për sistemin nervor, muskular dhe atë kardiovaskular.
Ai është një elektrolit që zvogëlon efektet e natriumit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Kur ulet niveli i kaliumit në trup shkakton një sërë problemesh shëndetësore.
Rrahje të ngadalta të zemrës: kjo simptomë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të tjerë, por mungesa e kaliumit në trup është një ndër më kryesoret. Në këto raste është shumë e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelin e rrahjeve të zemrës me një dietë të pasur me kalium. Lodhje kronike: Lodhja është gjithashtu një nga simptomat e zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit në trup.
Kjo lloj lodhjeje ndryshon nga të tjerat, pasi ndihet në të gjitha pjesët e trupit. Ligështi apo marramendje: Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.
Presion i lartë i gjakut: Kur nivelet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut. Dobësi muskulare: Funksioni i duhur i sistemit muskular në një masë të madhe varet nga kaliumi sepse ky mineral siguron tkurrje të muskujve të lëmuar. Nga ana tjetër, nivelet e kaliumit shkaktojnë spazma dhe dhimbje.
Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash: janë një tjetër shenjë që çon trupi në rastet e mungesës së kaliumit në trup, sidomos në zonën e krahëve dhe këmbëve. Kapsllëk: mungesa e kaliumit çon në ngadalësimin e funksioneve trupore dhe kjo gjë vlen edhe për sistemin tretës. Kjo gjë çon në kapsllëk, gazra, fryrje të barkut etj.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit