Barcelona ka njoftuar se Jeremy Mathieut i është dhënë drita e gjelbër për tu stërvitur te Sporting CP para largimit të pritshëm të tij nga klubi katalunas.
Mathieu bëri nga 12 paraqitje në dy sezonet e tij të fundit te Barcelona, por tani duket se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Ernesto Valverde, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona konfirmoi sot (e shtunë) përmes një deklarate të shkurtë zyrtare se i ka lejuar 33-vjeçarit të stërvitet te Sporting CP para fillimit të sezonit të ri.
“Pas kësaj periudhe, tri palët e përfshira kanë marrë vendimin në të ardhmen e lojtarit francez”, shkruan Barcelona në deklaratën e lëshuar.
Paraqitje e fundit e Matheut te Barcelona ishte disfata 3 me 0 ndaj Juventusit në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligë të Kampionëve./arbresh.info
[BREAKING NEWS] Official announcement on Jérémy Mathieu https://t.co/2aUZgJ6iSS #FCBlive pic.twitter.com/Tet5Rm58iD
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 1, 2017
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit