Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se në këto zgjedhje, kjo parti ka dyfishuar rezultatin në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe se është bindshëm fituese në 10 komuna.
Ai thotë se ky vullnet qytetar do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale, madje sipas tij do të thellohet rezultati dhe VV do të qeverisë në shumë komuna.
Ja shkrimi i tij në Facebook:
Nga këto zgjedhje, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka më shumë se dyfishim votash në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Është bindshëm subjekti i parë në dhjetë komuna, ndërsa pothuajse në secilën komunë tjetër e ka dyfishuar rezultatin dhe është e para përballë partive tjera pjesë të dy koalicioneve.
Pa dyshim, që ky vullnet masiv për ndryshim i këtyre zgjedhjeve, do të reflektohet, madje do të thellohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke bërë që një numër i madh komunash të qeverisen nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Besimin që Lëvizja ka marrur në këto zgjedhje, do ta përmbushë edhe në nivel të qeverisjes lokale, duke u ofruar qytetarëve alternativën dhe kandidatët më të mirë që do të qeverisin me përkushtim, profesionalizëm e përgjegjësi, për t’i kthyer kështu komunat në shërbim të qytetarëve – kërkesave e nevojave të tyre, e mbi të gjitha në funksion të zhvillimit e mirëqenies së gjithmbarshme!
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...