Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA Gjeneral major Timothy Orr me bashkëpunëtorët e tij i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë vizituar dje Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.
Në kazermën ,,Skënderbeu “ në Ferizaj ata janë pritë nga Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij dhe është njoftuar për aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja, përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës si institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.
Gjenerali Orr në KDS ishte shumë i interesuar për të gjitha proceset që po kalon FSK-ja si; trajnimet, infrastruktura, përgatitja e stafit dhe shumë çështje tjera me interes. Vizita ka vazhduar në përcjelljen e disa trajnimeve që janë duke u realizuar në KDS. Ai ka takuar gjithashtu dy pjesëtarët e FSK-së të cilët kishin dal të parët në garën e ,,Ushtarit më të mirë për vitin 2017”, tetar Rafet Gashi, tetar Binak Podrimqaku, ku ndau nga një mirënjohje për të arriturat e tyre dhe i përgëzoi për suksesin. Vizita e radhës ishte në trajnimin bazik të komuniteteve ku me këtë rast gjenerali Orr theksoi: ,,Ju përgëzoj për punën që jeni duke bërë për t`i shërbyer vendit, duhet të jeni krenar që keni veshur uniformat dhe prezantoni shtetin tuaj, dhe ky është vetëm fillimi, keni një rrugë përpara një karrierë e cila ju pret dhe familja e juaj të jetë krenar me ju”.
Po këtë ditë komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, Gjenerali Timothy Orr dhe zëvendëskomandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejt kolonel Xhevahir Geci, kanë vizituar Batalionin e parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan. Delegacioni i lartë u prit nga Komandanti i Batalionit të parë Nënkolonel Haki Xhemajli, i cili falënderoi gjeneralin Orr dhe komandantin Rama për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Gardës Kombëtare të Ajoves që është bashkëpunim në vazhdimësi. Në kuadër të kësaj vizite gjeneral Orr dhe gjeneral Rama, takuan personelin e Kompanisë 1A, të cilët sa po ishin kthyer nga tereni (Ushtrimi Fushor tre ditorë) i realizuar në fshatin Marec.
Gjatë vizitës ë tij në Kosovë dhe në FSK, komandanti Orr po ashtu ditë më parë ka vizituar Qendrën për Studime Universitare në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë i cili u prit nga Komandanti i QSU-së Major Avni Kiçina./arbresh.info/
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...