Në fshatin Talinovc të Ferizajt dje rreth orës 14:00 një person ka humbur jetën në një aksident fatal, raporton “Arbresh.info”.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima gjersa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, me ç’ rast është rrokullisur.
“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, bën të ditur policia./ Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...