Lideri i Iniciativës qytetare Lista Serbe, Sllavko Simiq deklaroi sonte se do të ankohet ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, pasi konsideron se në veri të Kosovës “janë anuluar mbi një mijë vota me kusht”.
Simiq tha për agjencinë e lajmeve Beta se nesër do të bëjnë ankesë në KQZ dhe nëse Paneli për ankesa nuk merr parasysh ankesën e Listës Serbe, atëherë sipas tij shumë lehtë mund të ndodhë që kjo parti të mos e pranojë këtë proces zgjedhor.
Sipas rezultateve të publikuara sot nga KQZ, nga njëzet kandidatë të Listës Serbe për deputet në Kuvendin e Kosovës, sipas numrit të fituar të votave janë zgjedhur nëntë Sasha Milosavleviq, Jasmina Zhivkoviq, Jelena Bontiq, Zoran Mojsiloviq, Milana Nikoliq, Verica Çeraniq, Srgjan Mitroviq, Igor Simiq dhe Branimir Stojanoviq.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...