Financieri i Vatikanit, Kardinali George Pell, ka mohuar me forcë çdo keqbërje në akuzat për abuzime seksuale në Australi.
Ai u ankua se ai ishte nënshtruar “vrasjes së pamëshirshme të karakterit” gjatë një hetimi dyvjeçar mbi pretendimet “e rreme”, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se Papa i kishte dhënë një leje mungese për të luftuar akuzat.
Akuzat lidhen me ngjarjet e pretenduara “historike”, tha policia në shtetin e Viktorias.
Pretendimet u bënë nga një numër njerëzish, tha zëvendëskomandanti i policisë, Shane Patton.
Kardinali Pell, 76 vjeç, i cili është i vendosur në Vatikan, konsiderohet si zyrtar i tretë në Selinë e Shenjtë.
Ai tha në një konferencë shtypi në Selinë e Shenjtë se ai do të udhëtonte në Australi nëse mjekët e tij e lejonin atë.
“Unë jam i pafajshëm për këto akuza, ato janë të rreme. E gjithë ideja e abuzimit seksual është e neveritshme për mua”.
Kisha Katolike në gjithë botën përgjatë viteve të fundit është duke u përballur me akuza dëmtuese që kanë të bëjnë me abuzimet seksuale të priftërinjve dhe pretendimet se janë mbuluar këto raste./Arbresh.info
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...