Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar pjesëmarrjen në finale të Kupës së Konfederatave.
Skuadra e Joachim Low ka regjistruar fitore me rezultat të thellë 4 me 1 në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar kundër Meksikës në stadiumin Fisht Olympic, shkruan portali arbresh.info.
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
Mesfushori Loren Goretzka (6′) (8′) realizoi dy gola të shpejtë ende pa kaluar 10 minuta lojë, ndërsa Werner (59′) dhe Youner (90+1′) ishin autorët e golave të tjerë. Fabiani ishte golashënuesi i vetëm për meksikanët (89′).
Kampioni Botëror do të përballet në finale me përfaqësuesen e Kilit, që kaloi në finale pas fitores në penalti kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
Finalja e Kupës së Konfederatave zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...