Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Betim Gjoshi ka thënë se organizimi i zgjedhjeve në Kosovë ka arritur një standard të lartë.
“Është fat i madh për Kosovën, zgjedhjet kanë qenë tash e një kohë të gjatë të organizuara shumë mirë”.
“Në tre palët zgjedhjet e fundit ka pasur minimalisht ankesa, janë disa defekte, që ne mendojmë se mund të bëhet edhe më mirë por edhe për këtë do të ulemi pas certifikimit të rezultateve e t’i analizojmë që zgjedhjet pasuese, ato lokale të jenë edhe më të mira”.
Gjoshi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se standardi i zgjedhjeve të organizuara mirë e pa probleme është vendosur qysh moti.
Sipas tij, kështu mendojnë edhe vëzhguesit ndërkombëtar.
“Vlerësimi i vëzhguesve vendor e ndërkombëtar është se tre palë zgjedhjet e fundit plotëosjnë të gjitha standardet që duhet t’i ketë një proces zgjedhor”.
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...