Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka publikuar së fundmi një fotografi mjaft provokative në Instagram siç bën gjithnjë.
Ajo shfaqet pranë një pishinë teksa nxjerr në pah gjoksin e saj, përmes fustanit transparent.
Kjo fotografi ka marrë mijëra pëlqime, ndërsa nuk ka shpëtuar pa u komentuar shumë nga ndjekësit e saj, ndër ta edhe figura publike.
Përderisa kolegia e saj, këngëtarja Lori i ka shkruar: “Bukuri e rrallë”, në anën tjetër showmeni shqiptar Ermal Mamaqi në komentin e tij shkruan ‘kritika’.
“Njerzit skanë bukë të hanë ti vesh fistane 10.000 dollarëshe”, shkruan Mamaqi në komentin e tij, ndërsa Bleona me shaka ia kthen: “aman #Zemra se nuk bën 10 …..pastaj çfarë përgjegjësie kam unë për vende pune….po nejse, ky bën 20, #shaka”.
Sigurisht që e gjithë kjo situatë e krijuar me shaka nga Bleona dhe Ermali, ka bërë për të qeshur edhe një pjesë të mirë të ndjekësve.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...