Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar arsyet pse nuk bëri koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen.
“Kemi menduar se bashkimi i AKR-së me VV nuk do ta bëntë VV-në fituese. Kjo ka qenë një dilemë nga ne, ndoshta edhe e kemi nëncmuar vetën. Pra synimi ynë ka qenë që ne të bashkohemi me një parti që të dalim të parët dhe nëse ky formulim i yni llogaritet si dështim atëherë është dhe ne dolëm të tretëtit. Ne kemi qenë goxha të sigurt që me LDK-në do t’ia dalim të jem të parët”, ka thënë ai në Rubikon.
Pacolli ka thënë se ne nuk kanë menduar që do të formohet koalicioni tjetër.
“E kam dëgjuar Zotin Ramush që ka dhënë një betim që ai kurr nuk do të bënte një koalicion parazgjedhor me PDK-në, dhe ne e kemi konsideruar AAK-në partnerë kryesor për koalicion pas zgjedhjeve pasi që fryma që është krijuar pro Ramushit pas kthimit nga burgu ne na bënë të sigurt se ata do të fitojnë 25 deputet dhe kemi besuar se koalicioni AAK, NISMA dhe AKR do të jetë koalicion i duhur”, ka thënë ai./Arbresh.info
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A