Iphone, për pak mund të mos kishte ekzistuar fare. Krijimi i versionit original të tij ka qenë një sipërmarrje e rrethuar nga një fshehtësi, që mbërrinte deri në paranojë.
Kur “smartphone” i “Apple” doli në shitje 29 qershorin e vitit 2007, bota dominohej nga “Blackberry”-t me tastjerë të vogël, “iPod”-ët për muzikë, “Palm Pilot”-ët për kalendare e aparatet fotografike dixhitale.
Ti bëje bashkë të gjitha këto gjëra në një gjë, e cila do të rrinte mirë në xhepin tënd, asokohe dukej çmenduri. Të mungonte pastaj edhe tastjera ishte fare e paimagjinueshme.
Vetëm tani, 10 vite më vonë, kanë dalë në dritë detajet e nismës, e cila çoi në krijimin e “smartphone”-it, që do të ndryshonte botën.
CNN thotë se iPhone ekziston sot vetëm sepse Steve Jobs nuk duronte dot një të punësuar të “Microsoft”-it. Ky i fundit ishte martuar me mikeshën e bashkëshortes së Jobs, dhe të dy ndesheshin shpesh me njëri-tjetrin nëpër shfaqje sociale. Ai gjithmonë i mburrej Jobsit sesi “Microsoft” do të sundonte botën me tabletët e vet të reja, e Steve nuk duroi dot më.
Një ditë shkoi në zyre e u tha kolegëve: le t’ua tregojmë si bëhet vërtet kjo punë! Ai ngriti një grup që do të merrej vetëm me një tablet, ku të mund të aplikohej teknologjia “touchscreen”, e kur u arrit një gjë e tillë u kalua te telefoni. Ishin kohë të vështira, – tregon punonjësi i Apple, Andy Grignon, – sepse Steve arrinte e bëhej shumë nervoz dhe iu ulërinte të gjithëve, por në fund ia dolëm. Ai dinte si të nxirrte më të mirën prej nesh.
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri