Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq nga Graçanica e Kosovës ka porositur se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, transmeton Koha.net.
“Kurrë nuk do të heqim dorë nga lufta për Kosovën. Ua uroj të gjithëve Vidovdanin. Ky popull është i vendosur për të luftuar”, ka thënë Gjuriq për rts-në në Graçanicë, përcjell b92.
Ai ka thënë po ashtu se kurrë nuk do të pushojë së ndihmuari serbët e Kosovës.
Gjuriq më pas ka shtuar se përfaqësuesit e Beogradit janë të gatshëm për të biseduar me përfaqësuesit e Prishtinës për shkak të interesave të serbëve në Kosovës.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...