Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduan për zgjedhjet e fundit, situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ambasadori italian me këtë rast ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Biseduam për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.
Veç procesit zgjedhor, diskutuam edhe për suksesin e NISMA’s në këto zgjedhje, sukses për të cilin u jam mirënjohës të gjithë juve anëtarëve tanë, sepse ju jeni më mëritorët për fitorën tonë të përbashkët.
Ambasadorin Sardi, e falënderova për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane.
Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...