Pothuajse të gjithë, kanë parë një stilolaps të tillë, por shumë pak personave i ka shkuar në mendje të analizojë kapakun e këtij stilolapsi.
Në vitin 1991, kompania BIC, i prezantoi botës këtë dizajn të ri, që konsiderohej një zgjidhje, por që shumica e njerëzve nuk e vunë re aspak.
Në majën e kapakut të stilolapsit ekziston një vrimë e vogël, që ka shpëtuar çdo vit jetën e qindra fëmijëve dhe shumë të rriturve.
Ndoshta ju pyesni veten Pse? Si?
Fëmijëve të vegjël i pëlqen të shijojnë të gjitha llojet e sendeve që u bien në dorë.
Nga ana tjetër, të rriturve i pëlqen të gërryejnë kapakun e stilolapsit, kur përqendrohen në diçka, ose kur janë nervoz.
Kapaku i stilolapsit mund të ngecë shumë lehtë në laringun e dikujt duke shkaktuar edhe mbytje.
Në situate të tilla ajo vrimë e vogël në kapak e ndihmon një person të marrë oksigjen të mjaftueshëm para se të vije ndihma e parë.
Ky vendi i kompanisë BIC është mbështetur nga të gjithë prodhuesit e tjerë të mëdhenj të stilolapsave.
Instituti Britanik i Standardeve ka lëshuar një amendament në rekomandimet e tij ekzistuese për prodhimin dhe përdorimin e këtij modeli të veçantë./Arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...