Tashmë e dini që mënyrat e shëndetshme të të ushqyerit ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e gjithësecilit prej nesh, për këtë arsye ju rekomandojmë të shtoni sa më shumë fruta dhe perime në vaktet tuaja.
Fatmirësisht tregjet janë plot e përplot me pafundësi llojesh perimesh, amdje dhe nga ato që nuk i njihnit 25 vjet më parë.
Por përveç cilësisë së tyre shpeshherë zonjat/zotërinjtë që gatuajn janë në mëdyshje nëse duhen konsumuar të gjalla apo të gatuara në mënyrë që të përfitojnë nga vlerat e tyre ushqyese. Në guidën e mëposhtme do të gjeni të gjitha përgjigjet që ju nevojiten:
Shpargu: Duhet konsumuar i gatuar. Zierja i tij stimulon potencialin që ka në luftën kundra kancerit.
Brokoli: Hajeni të gjallë. Zierja e tij ç aktivizon mirosinazën, një enzimë kjo tek brokoli që e pastron mushkërinë nga mbetjet kancerogjene.
Kërpudhat duhen ngrënë gjithmonë të gatuara. Cilado qoftë mënyra e gatimit, nxehtësia stimulon rritjen e potasit, një mineral i rëndësishëm që ndihmon në ndërtimin e muskujve.
Panxhari duhet ngrënë gjithmonë i gjallë. Kur gatuhet ai humb 25 % të acidit folik dhe vitaminës B, do me thënë më pak vlera ushqyese për ju dhe familjarët tuaj.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...