Policia e Arabisë Saudite ka penguar në minutën e fundit një sulm të mundshëm ndaj Xhamisë së Madhe në Mekë, ku ishin mbledhur qindra mijëra besimtarë.
Sipas të dhënave të autoriteteve arabe të sigurisë është penguar një atentator vetëvrasës që kishte planifikuar një sulm terrorist në fund të muajit të Ramazanit.
Gjashtë pelegrinë të huaj dhe një polic u lënduan, kur i dyshuari hodhi veten në erë në afërsi të xhamisë Al-Haram./dw/
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme Arabe tha në televizionin saudit, se më parë ishte zhvilluar një shkëmbim zjarri mes të dyshuarit dhe forcave të sigurisë.
Më parë në afërsi të vendit më të rëndësishëm për myslimanët, në Meka policia kishte qëlluar për vdekje një islamist. /arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...