Kryeministri Zoran Zaev me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe gjithë qytetarët e besimit islam, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në urimin e Zaevit thuhet se festat e shenjta siç është Fitër Bajrami, sjellin fuqi të madhe shpirtërore për forcimin e besimit të njerëzve në të mirën, të vërtetën, drejtësinë dhe ngrisin dëshirën për respekt, mirëkuptim dhe solidaritet.
“Këto janë vlerat që çojnë drejt jetës së qetë dhe cilësore. Ndërsa njeriu mund të jetë i qetë dhe i lumtur, nëse jeton në shoqëri të njerëzve të qetë dhe të lumtur. Për këtë arsye bashkëqytetarë të dashur, të vazhdojmë së bashku në rrugën që e kemi zgjedhur, të shoqëruar dhe të bashkuar. Kemi filluar të ndërtojmë shoqëri për gjithë qytetarët, me mundësi të barabarta për çdonjërin dhe e di se së bashku do të sigurojmë jetë cilësore për të gjithë ne”, shkruan Zaevi në urimin e Fitër Bajramit.
Minutat e fundit për presidentin, Murati del në foltore: Opo...
Nis seanca, minutat e fundit për zgjedhjen e presidentit
Haxhiu pret deputetët opozitarë deri në orën 24:00
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...