Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se para zgjedhjeve i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje postin e kryeministrit. Madje sot zyrtarët të këtij subjekti e kanë publikuar edhe dokumentin ku sipas tyre dëshmohet edhe oferta që AAK ja ka bërë Vetëvendosjes.
Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi thotë se ata kurrë nuk insistuan për postin e Kryeministrit por siç u shpreh ai, as kjo nuk u mjaftoi atyre.
“Kjo është oferta e AAK për VV e të cilën VV e refuzoi vitin e kaluar. Ne kurrë nuk insistuam për postin e Kryeministrit por as kjo atyre nuk ju mjaftoj. Ata donin FER të ri!!! Është në kundershtim me të gjitha ligjet e natyrës që AAK të shkrihet në parti si VV. Ishte verbëri politike të pritej diçka e tillë nga lidershipi i VV”, ka thënë Arifi.
Ndryshe, Haradinaj dje gjatë një interviste tha se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mbanë shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë. “ Ata e kanë fokusimin tek vetvetja, jo tek proceset në vend për këtë arsye edhe kam shkua kësaj rruge që jam sot”, është shprehur Haradinaj.

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...