Trajner Jose Mourinho ka vendosur që sulmuesit Wayne Rooney t’i hiqet shiriti i kapitenit të Manchester United nëse vazhdon qëndrimin edhe për një sezon.
Golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe kombëtares së tij do të mbetet ka kontratë verën e ardhshme dhe Manchester United është i lumtur për të lejuar atë që të largohet në këtë merkato, transmeton portali arbresh.info.
Klubi i vjetër, Evertoni ka shfaqur interesimin derisa edhe skuadra tjera nga MLS-ja dhe Super Liga e Kinës vazhdojnë të luftojnë për nënshkrimin e tij.
Trajneri portugez tashmë është duke menduar për delegimin e përgjithësive të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm. Në këtë përfshihet edhe kapiteni i ri dhe detyra e tij derisa lojtarët si Michael Carrick, Ander Herrera dhe Paul Pogba janë vlerësuar si kandidatë të duhur për këtë.
Rooney shpenzoi shumicën e sezonit të kaluar në bankinë dhe do të jetë në të njëjtën mënyrë edhe këtë edicion nëse vazhdon qëndrimin në Old Trafford./arbresh.info
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...