Twitter do të lançojë ditën e Mërkure një sistem përmes të cilit njerëzit mund të fitojnë duke transmetuar live në Periscope, hera e parë që një rrjet social bën diçka të tillë duke e vendosur përballë Youtube.
Njerëzit të cilët shohin në Periscope do të kenë mundësi tu dërgojnë transmetuesve dhe performuesve një vlerësim në forma të ndryshme vizuale të cilat shërbejnë edhe si monedhë virtuale për të blerë.
Transmetuesit të cilët marrin “super zemra” me vlerë 175 dollar do të etiketohen si “super transmetues” dhe mund të gjenerojnë para nga transmetimet tha kompania.
Ky shërbim do të ofrohet fillimisht në Shtetet e Bashkuara, megjithatë Periscope do të shtrijë edhe në vend të tjera të botës.
Pas tarifave shtesë, transmetuesit do të përfitojnë deri në 70% të të ardhurave të gjeneruara tha Twitter.
Periscope, një shërbim i lançuar në 2015-ën, tha se ka transmetuar plot 77 milion orë live që nga debutimit.
Gjatë muajit Shkurt, Youtube tha se do të lejonte transmetimet live nga një pajisje mobile për përdoruesit me 10,000 abonentë ose më shumë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...