Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ia ka paraqitur sot legjislacionin e ri të propozuar për përgatitje të daljes “së lehtë dhe të rregullt” të Britanisë nga Bashkimi Evropian (Brexit).
Mbretëresha Elizabeth II sot e ka paraqitur programin legjislativ të qeverisë për dy vitet e ardhshme gjatë fjalimit të saj në parlament.
Tetë prej 27 legjislacioneve që u përmendën në këtë fjalim, kishin të bënin me procesin Brexit, përfshirë legjislacionin e propozuar për konvertimin e rregullave të BE-së në ligje britanike, pasi Britania të largohet nga BE-ja.
Sot gjatë fjalimit të Mbretëreshës, nuk është përmendur vizita e propozuar e presidentit amerikan, Donald Trump, në Britani, më vonë këtë vit. Ministrat thanë se arsyeja ishte se ende nuk është caktuar data.
Këtë javë, negociatorët britanikë dhe të BE-së i kanë filluar bisedimet lidhur me largimin e Britanisë.
Parashihet që ky largim të bëhet në fund të marsit të vitit 2019. Referendumi për dalje nga BE-ja u mbajt në qershor të vitit të kaluar.
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën