Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim sot ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”.
Me këtë rast, Thaçi tha se Khalilzad e kishte bërë Kosovën çështje kryesore në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në kohën më të vështirë për vendin, shkruan arbresh.info.
“Mirënjohja që i ndahet sot është mirënjohje e popullit të Kosovës për angazhimin e tij për Kosovën. Jemi mirënjohës që kemi miq si ai dhe Amerika. Mirënjohjen tonë e shprehim edhe duke punuar që ta bëjmë shtetin e Kosovës shtet me aspiratë për anëtarësim të shpejt në NATO dhe BE”, tha Thaçi.
Khalilzad ishte ambasador i ShBA-së në OKB në kohën kur është shpallur Pavarësia e Kosovës./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1455430931188661/
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?