Ministri i brendshëm i Belgjikës, Jan Jambon, thotë se është evituar një sulm serioz, pasi një sulmues vetëvrarës i dyshuar, që kishte planifikuar eksplodimin e një bombe të madhe, ka shkaktuar vetëm një shpërthim të vogël mbrëmë vonë në stacionin hedhurudhor qendror në Bruksel.
“Ai kishte planifikuar eksplodimin e bombës së madhe, por në fund ishte një eksplodim i vogël, ndaj të cilit ushtarët reaguan menjëherë”, tha ministri i brendshëm Jambon, dhe ka shtuar se “diçka shumë më e keqe është evituar”.
I dyshuari ka vdekur pas ishte qëlluar nga policia.
Prokurorët federalë të Belgjikës thanë se konsiderojnë se ky ishte sulm terrorist.
Raportet në media në të cilat është cituar një burim i paidentifikuar, thanë se bomba e cila kishte dështuar të eksplodojë plotësisht, ishte e mbushur me gozhda dhe ishte e ngjashme me një pajisje që është përdorë në sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, në mars të vitit të kaluar, me ç’rast u vranë 32 vetë.
I dyshuari është identifikuar si mashkull 37 vjeçar nga lagjja Molenbeek në Bruksel, kanë raportuar mediat e Belgjikës.
Molenbeek e ka një popullatë të madhe imigrante dhe në të kanë banuar disa persona të involvuar në sulmet e Shtetit Islamik në Paris dhe Bruksel, në vitet 2015 dhe 2016.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi