Bashkimi Evropian (BE) me qëllim për të parandaluar falsifikimin ndryshon dizajnin e vizës Shengen, e cila është në përdorim që prej 20 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së njoftohet se në rregulloren e pranuar ditën e sotme është krijuar një dizajn i ri i përbashkët për rinovimin e veçorive të sigurisë së vizave.
Gjithashtu bëhet e ditur se skemat aktuale të vizave që janë në përdorim afërsisht prej 20 vitesh përballen me ngjarje serioze të falsifikimit.
Ndërsa është vënë në dukje se Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar në kuadër të protokolleve në lidhje me marrëveshjet e BE-së nuk do t’i nënshtrohen këtyre zbatueshmërive të reja, por në rast se nga vendet në fjalë do të ketë një kërkesë të tillë, Komisioni i BE-së mund të ndajë informacionet teknike të nevojshme.
Përpara se rregullorja të publikohet në gazetën zyrtare të BE-së pritet që në fillim të muajit korrik të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian./arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...