Ferrari është ndoshta marka më e famshme e prodhimit të makinave. Çdo fëmijë ka pasur të paktën në dhomën e tij një poster të Ferrarit. Simbol i luksit, i fuqisë dhe statusit civil, kjo makine është njëkohësisht edhe simbol i perfeksionit, i zhvillimit te teknologjisë, përcjellë arbresh.
Ajo është një vepër e vërtetë arti, krenari italiane dhe e historisë se ndërtimit të makinave.
Ndërtuesi dhe themeluesi i saj është Enzo Ferrari, i cili i dha emrin e tij punishtes që do të sillte në jetë idhullin e të gjithë pasionantëve të makinave të shpejta.
Enzo Ferrari, themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobilizmit e nisi karrierën si pilot i garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Mussolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Mussolini dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore./arbresh.info
Arbresh.info, ju sjell prototipat më të jashtëzakonshme të Ferrarit, ndër vite

Ferrari 308 GT Rainbow – E ideuar nga Bertone dhe e prezantuar ne 1976, shihej si pergjigjja e Ferrarit per Lamborghinin Countach – Copy

Ferrari 308 GTB Millechiodi -Nje studim i vecante, qe coi ne zhvillimet mekanike qe u perdoren me vone per modelet 288 GTO

Ferrari 360 Barchetta – Nje ekzemplar unik i realizuar nga vete Ferrari, per dasmen e presidentit Luca di Montezemolo

Ferrari 408 4RM – Behet fjale per prototipin e pare te vetures ne seri, te realizuar nga Ferrari, midis viteve 1987-1988

Ferrari 512 S Berlinetta Speciale -E dizenjuar nga Pininfarina ne 1970, eshte nje prototip i krijuar per te treguar stil

Ferrari 512 S Modulo – Edhe kjo Ferrari, mbart firmen e Pininfarines dhe eshte nje nga konceptet me ekstreme te firmes italiane

Ferrari FZ 93 – E krijuar nga Zagato, eshte e bazuar ne mekaniken e Testarossa; frymezohet nga avionet luftarake dhe veturat e Formula 1

Ferrari GG50 – E krijuar per te kremtuar 50-vjetorin e Giugiaro-s; Motori eshte ai i perdorur per 612 Scaglietti

Ferrari Mythos – E prezantuar ne 1990, eshte nje koncept qe sjell ne mendje Ferrari-n e garave te viteve ’60

Ferrari P6 Berlinetta Speciale – E dizenjuar ne 1968 si prototip, ka ne vetvete shenjat e para te serise 308

Ferrari Pinin – Eshte e vetmja veture tip sedan e Ferrari-t. E krjuar nga Pininfarina, nuk doli kurre ne prodhim

Ferrari Rossa – E zhvilluar nga mekanika e serise 550 Maranello, u krijua per 70-vjetorin e Pininfarina-s

Ferrari Sergio – Nen kofano gjendet motori i 458 Italia. U prodhuan vetem 6 ekzemplare, per koleksioniste te zgjedhur

Ferrari Studio CR25 – Eshte e vitit 1974, ky prototip u dizenjua me qellimin e vetem per te pasur nje Cx ne vetem 0.25 l
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman