Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell tha sot se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet që urgjentisht të merret me ofrimin e drejtësisë për viktimat e dhunë seksuale në luftë.
O’Connell kërkoi për më tepër që kësaj pjese të shoqërisë kosovare t’i caktohet pension dinjitoz që do tu mundësonte atyre jetë të mirë, shkruan arbresh.info.
“Qeveria e ardhshme duhet të caktoj shumën e pensioneve, të mos riviktimizohen të dhunuarit, ky pension duhet të jetë dinjitoz”, ka thënë ai në konferencën “Drejtësia e vonuar – drejtësi e mohuar: Stërzgjatja e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë”.
Sipas tij, Kosova e ka përkrahjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.
Ai ka kërkuar nga viktimat e dhunës seksuale që të aplikojnë për t’ju njohur statusi sepse siç tha, vetëm në këtë mënyrë mund të mos ndihen të margjinalizuar në shoqëri./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1453034318094989/
i(
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje