Mbështetësit ISIS-it kanë përdorur sulmin terrorist në xhamisë e Londrës për të bërë thirrje për më shumë sulme kundër Perëndimit, shkruan “The Sun”.
Mesazhet e dërguara mes përkrahësve të ISIS-it në Twitter, i bënin thirrje myslimanëve të “zgjoheshin” dhe të fillonin “luftën”.
Tekstet, e raportuara nga analisti i terrorizmit, Michael Smith, u dërguan në një grup në WhatsApp me 225 anëtarë, pas sulmit terrorist kundër myslimanëve të Londrës, ku një fugon u fut mes besimtarëve që sapo kishin falur ramazanin, në orët e hershme të hënës.
Ata pyesni pse sulmuesi nuk ishte qëlluar nga policia si xhihadistët e Urës së Londrës.
“O myslimanë, kur vëllezërit tuaj u hakmorën ndaj shtetasve të kryqëzuar për masakrën që ata kryejnë ndaj myslimanëve, ata u qëlluan në terren nga Policia Britanike”, shkruante një mesazh.
Hamza Nimane, dëshmitare që ndodhej në xhami në kohën e sulmit, tha për “BBC” se nuk ishte policia ajo që arrestoi sulmuesin , ishin njerëzit që dolën nga xhamia.

Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...