Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, e ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj xhematit të xhamisë në Finsbury Park, duke e cilësuar si të tmerrshëm, shkruan arbresh.info.
“Shprehim keqardhje për të gjithë ata që janë prekur nga ky sulm si dhe familjet e tyre,” thuhet në mesazhin e tij.
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi që një furgon është përplasur me këmbësorët afër xhamisë Finsbury Park në Seven Sisters Road.
Sipas medieve, sulmuesi kishte bërtitur, ‘do t’i vras të gjithë myslimanët’.
Shumë prej viktimave besohet se ishin persona që sapo kishin mbaruar lutjet në xhami, pasi kishin kryer ditën e agjërimit të Ramazanit.
Lidhur me këtë policia britanike bën të ditur se ka arrestuar një 48 vjeçar të dyshuar.
Ndërsa, kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se policia po e trajton si ’sulm potencial terrorist’./arbresh.info/
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...