Imazhet që janë publikuar nga mediat lokale në Portugali, kanë shfaqur tmerrin që ka ndodhur gjatë natës së mbremshme.
Një zonë e pyllëzuar në qendër të vendit ka marrë zjarr, duke lënë të vdekur 61 persona, transmeton portali arbresh.info
Sipas Ministrisë së Brendshme të Portugalisë, 59 persona humbën jetën nga flakët, ndërsa dy të tjerë kanë vdekur gjatë një aksidenti rrugor duke u përpjekur që t’i ikinin flakëve.
Numri i të vdekurve, që përfshin të paktën katër fëmijë, pritet të rritet, tha El Hammar. Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Portugalisë ka deklaruar se ky është zjarri më vdekjeprurës i pyjeve në historinë e Portugalisë./Arbresh.info

Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK