Futbollisti shqiptar, Elif Elmaz është shumë afër transferimit te gjigantët turk të Gallatasarajit.
Sipas disa informacioneve që vijnë nga media të ndryshme, disa menaxher të Gallatasarajit ndodhen në Poloni për të ndjekur nga afër futbollistin e talentuar nga Shkupi.
Ai ndodhet në Gdinja me përfaqësuesen U21 të Maqedonisë për Kampionatin Evropian për të rinjë.
I riu Elmaz që luan me fanellën e Rabotniçkit, është futbollist i dëshiruar nga Fatih Terim, me këtë të fundit që ka angazhuar disa menaxher për ta sjellë atë në Gallatasaraj.
Elmaz së fundmi kishte debutimin e tij si 17 vjeçar me përfaqësuesen ‘A’ të Maqedonisë në ndeshjen kundër Spanjës.
Kujtojmë që për Elmazin më herët ishin të interesuar edhe disa klube me emër në Evropë si Mançester Siti, Interi e Benfika.

Iran-SHBA, bien dakord për parimet udhëzuese
Gola me bollëk në Francë, asnjë në Lisbonë – mbyllen pjesët ...
“Dalsh faqebardhë” – Baca Rifat uron Haxhiun për marrjen e d...
Mbreti i Suedisë uron Osmanin në 18 vjetorin e pavarësisë së...
Selimi: Prokurorët e Speciales po paragjykojnë dhe nuk po gj...
Presidenti i Çekisë uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësis...