Një zjarr masiv në pyjet e Portugalisë Qendrore, la pas vetes të paktën 57 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ky duket të jetë zjarri me vdekjeprurës në Portugali.
Jorge Gomes, sekretar i shteti për punët e brendshme, tha se numri më i madh i të vdekurve ishin udhëtarë me makina që u gjetën në rrugë kur shpërtheu zjarri.
Zjarri shpërtheu të shtunën në zonat malore të Pedrogao Grande, 200 kilometra në juglindje të Lisbonës, në një periudhë vape të madhe dhe rrufesh pa shi.
Zyrtarët thanë se mbi 600 zjarrfikës janë përfshirë në betejën me zjarrin.
“Fatkeqësisht kjo duket të jetë tragjedia më e madhe sa u përket zjarreve në pyje”, tha kryeministri Antonio Costa./VOA/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit