Nxënës, mësues, prindër e fëmijë të shumtë ishin mbledhur në Argau të Zvicrës, të shënojnë përfundimin e vitit shkollorë shqip, përmes një manifestimi.
Poezi, këngë, valle me motive kombëtare edhe këtë vit nuk munguan në mesin e programeve të përgatitura nga mësuesit shqiptarë të diasporës, shkruan arbresh.info.
Ata së bashku, e hapën manifestimin duke kënduar himnin kombëtarë, në të cilin ishte i pranishëm edhe konsulli Salih Sefa dhe personalitet tjera nga Kosova dhe Shqipëria.
„Kombi nuk qytetërohet me mësimin e gjuhëve të huaja,por me mësimin e gjuhës së vet,“ u tha në manifestim nga organizatorët, shkruan arbresh.info.
Me program disa orësh u prezantuan nxënësit e mësuesve, Qefsere dhe Vaxhid Sejdiu, Fitnete Balaj, Zyrafete Aliu, Ilirida Ramadani, Halime Vishi, Sadete Bojaj.
Aty u prezantuan edhe poezi për dëshmorët e kombit nga nxënës të mësueses, Eshtrefe Nuhiji, me monologun „Lulet e Koshares“ dhe këngën „Në një flamur të pandarë“.
Programin e pasuruan nxënësit e shkollës shqipe të Birr-it,Brugg-it,Spreitenbach-ut, Neuenhof-it, të Gränichen-it, të Nussbaumen dhe Zurzach, të Dintikon dhe Wohlen, kantonit të Sankt Gallen-it, nxënësit e Wettingen-it, dhe ata të shkollës shqipe të Windischit.
Këshilli i Arsimtarëve në këtë manifestim, punëtorin e dalluar shkencor dhe njëri nga mbështetësit më të shquar të shkollës shqipe në mërgatë, Zymer Nezirin, e shpalli anëtar nderi të Lidhjes.
Në këtë manifestim është nderuar edhe mësuesi, Hamzë Morina, për hir të pensionimit të tij.
Mirënjohje ju dhanë nxënësve të shkollës shqipe, të cilët përfunduan klasën e 8-të, shkruan arbresh.info.
Në fund i është bërë thirrje prindërve që jetojnë në Zvicër, që të dërgojnë fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe, pasi siç u tha „larg gjuhës shqipe,larg të qenit shqipetarë“./arbresh.info/

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje