Në një postim në profilin e tij në Facebook nën titullin “Shënim për Presidentin… Meta”, Pandeli Majko shprehet i shqetësuar se akuzat dhe paralajmërimet destabilizuese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë.
Si rregull, shkruan Majko, Presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. “Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale, por detyrime kushtetuese”, shkruan ai.
Sipas Majkos, kritikat e një Presidenti të sapozgjedhur për Kryeministrin e vendit të tij duhet të mbeten brenda shtëpisë, mes shqiptarëve, ku Presidenti është një figurë qendrore dhe përfaqëson uniteti kombëtar dhe jo marrëdhëniet me fqinjët.
Për Pandeli Majkon, turi i falenderimeve të Metës përfundoi në tur fyerjesh. Ai bën thirrje që Presidenti i zgjedhur duhet të lërë LSI në fatin e vet politik dhe të përgatitet për “kujdestarinë” e Shqipërisë.
Majko, duke uruar një reflektim nga ana e Metës thotë se gjakftohtësia, megjithëse nuk është shkruar në Kushtetutë, nuk justifikohet me të kundërtën./Arbresh.info/
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...