Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tashmë kanë nisur publikimin e formave përfun dimare të rezultateve dhe format e rezultateve të kandidatëve të plotësuara në vendvotime në zgjedhjet e 11 qershorit.
Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar 15 komuna të Kosovës.
Për më shumë, për t’i mësuar rezultatet mund të klikoni KËTU.
Ky është njoftimi nga KQZ:
KQZ-ja fillon të publikojë Format Përfundimtare të Rezultateve dhe Format e Rezultateve të Kandidatëve të plotësuara në Vendvotim më 11 qershor
Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).
Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.
Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Info shtesë: Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës. /arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë