Shefi i shtabit zgjedhor nga Aleanca Kosova e Re, Rrahim Pacolli, ka thënë se AKR-ja do t’i bashkëngjitet partisë që e ka shumicën shqiptare, por nuk është i pajtimit që të bëjnë koalicion me PAN-in, megjithatë ka shtuar se kryesia e partisë do të vendos në të ardhmen.
Ai ka thënë se i vetmin njeri që mendon se i ka fituar zgjedhjet është Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Pacolli në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se kanë arritur t’i kenë gjatë deputetë.
“Unë mendoj që njeriu më i votuar në Kosovë është Albin Kurti. Edhe në këtë rast Vetëvendosje ka fituar me thënë të drejtën. AKR-ja ka koalicion me LDK-në, edhe ne nuk kemi vendosur për një gjë të tillë. Unë mendoj që kush i ka mbi, kushdo qoftë ai, kush i ka mbi 61 ose 62 deputet shqiptarë mund të bëjë Qeverinë. Qeveria me deputetë serbë nuk bëhet, nuk është qeveri stabile edhe nuk i kontribuon qytetarëve të Kosovës.
Unë mendoj që na shkojmë kush i arrin me neve 61 deputet që e ka shumicën absolute shqiptare në parlament. Bashkë me LDK-në mendoj që ne duhet të shkojmë edhe në opozitë ose me shkuar me Vetëvendosjen dhe me krijuar qeverinë e re. Unë nuk jam dakord me shkuar me PAN, normal që vendos kryesia në të ardhmen”, tha Pacolli.
Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin që ka arrit AKR-ja, duke shtuar se nuk kanë qenë të organizuar mirë në disa regjione.Ndryshe rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicion LDK-AKR-Alternativa ka dal e treta për nga renditja me 25.79 %, në vendin e dytë radhitet Lëvizja Vetëvendosje me 27.16 përqind, dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka dal e para me një rezultat prej 33.92 përqind.
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...