
Ronald Reagan
Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë këtyre viteve, përcjellë arbresh.info
Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori:
363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen.
1858 – Në Springfield, Illinois, gjatë fushatës për në Kongres, Abraham Lincoln mban fjalimin e tij mbi “shtëpinë e përçarë”, ndërsa vendi ishte përfshirë në debate të ashpra lidhur me çështjen e skllavërisë. “Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qendrojë… nuk mund të durojë, përgjithmonë, gjysmë rob dhe gjysmë e lirë. Nuk pres që bashkimi të shpërbëhet – nuk pres që shtëpia të bjerë, por shpresoj se do të pushojë të jetë e ndarë. Kjo shtëpi ose do të bëhet një e vetme ose çdo gjë tjetër…”, tha ai.
1904 – Shkrimtari irlandez James Joyce fillon marrëdhënie me Nora Barnacle dhe më pas shkrimtari do ta përdorë këtë datë në romanin e tij, “Ulysses” (ngjarjet e romanit zhvillohen me 16 qershor me protagonistin Leopold Bloom). Ndërsa në Dublin, Norah u takua me James më 10 qershor 1904, vetëm më 16 qershor vendosën lidhjen e tyre të parë romantike. Kjo datë tradicionalisht festohet në mbarë botën si Bloomsday.
1981 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nderon me Medaljen e Artë të Kongresit, ish-ambasadorin e Kanadasë në Iran, Ken Taylor, për ndihmën që u dha 6 amerikanëve për të ikur nga Irani gjatë krizës së pengjeve të 1979-1981; Ken Taylor është shtetasi i parë i huaj i nderuar me këtë medalje amerikane.
1989 – Revolucionet e vitit 1989: Imre Nagy, ish-kryeministri hungarez, rivarroset në Budapest pas rënies së komunizmit në Hungari.
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...