Talat Xhaferri: “Gjorçev Vlladimir, lëshoje foltoren, nuk ke fjalë. Gjorçev, lëshoje foltoren Gjorçev…..Largojeni Gjorçevin nga foltorja, sigurimi. Sigurimi, largojeni Gjorçevin nga foltorja”.
Urdhërat e njëpasnjëshme të kryeparlamentarit Talat Xhaferri, sot hasën në vesh të shurdhër në sigurimin e Kuvendit.
Talat Xhaferri: “Largoni nga foltorja, nuk e ka fjalën. Largoni nga foltorja”.
Pas thirrjeve të shumta të kryeparlamentarit, urdhërat prekën vetëm në veshin e njërit pjesëtar të sigurimit, i cili nuk mundi t’i afrohet deputetit Vllatko Gjorçev dhe të zbatojë urdhërat.
Ilija Dimovski: Nuk mundet sigurimi ta largojë.
Talat Xhaferri: Do ta largojë, nuk e ka fjalën. Tre herë kërkova të largohet, nuk ka fjalë.
Pasi u la në baltë nga pjesëtarët e sigurimit, kryeparlamentari Talat Xhaferi u detyrua të ndërpresë mbledhjen për ti dhënë fund situatës.
Talat Xhaferri: Pauzë dhjetë minuta, pauzë dhjetë minut, dhjetë minuta pauzë./shenja
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...