Të gjitha forcat politike komunikojnë në forma të ndryshme në këtë fazë paszgjedhore.
Kjo sipas analistit Adrian Qollaku që ka thënë se secila palë mundohet të tregohet e fuqishme në pozicionin që është por në prapa skenë ka kontakte, qoftë edhe jo të drejtpërdrejta.
“Sot palët janë barrikaduar. LDK ka një dëshirë të hyjë me Vetëvendosjen”, ka thënë Qollaku, njofton Klan Kosova.
“Ndërsa Vetëvendosje mund të mos ketë dëshirë të hyjë në qeveri por që ta rris elektoratin”, ka shtuar ai në “Ora e fundit”.
Sipas Qollakut nëse LDK hyn në koalicion me PDK do të shkonte edhe më shumë duke rënë.
E opsioni më i mundshëm është që të mund të ketë disa deputet që mund t’i bashkohen PAN për krijimin e qeverisë së re.
“Shtatori besoj se do të na gjejë me qeveri”, ka shtuar ai.
Për të qeveria teknike është opsioni i fundit.
Ndonëse ka thënë se shtatori do të na gjej me qeveri të re ai nuk ka thënë se kush do të jetë pjesë e saj.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë