PAN-i do ta ketë vetëm një tentim për ta krijuar qeverinë. Herën e dytë mandatarin presidenti, megjithëse e ka në diskrecion të tij, duhet t’ua japë atyre që kanë shumicën parlamentare. Në të kundërtën ai do të bënte shkelje kushtetuese.
Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Megjithatë, sipas tij, kushdo që do ta formojë qeverinë e re nuk do të arrijë që ta çojë mandatin deri në fund.
Zëri: Si mund ta marrë mandatin partia e dytë, që ka dalë në këtë rast lëvizja “Vetëvendosje”, nëse PAN-i nuk arrin t’i bëjë numrat?
Hasani: Nuk është çështja se a e merr apo jo. Këto janë procedura të paracaktuara. Herën e parë i takon partisë apo koalicionit që ka më së shumti ulëse, kurse herën e dytë presidenti duhet t’i thërrasë të gjitha formacionet politike dhe të merret vesh me ta në kuadër të funksionit të tij neutral, sepse duhet të jetë neutral ndaj të gjithëve. Ai duhet të jetë garantues i funksionimit normal të institucioneve. Nëse nuk i arrin këto, atëherë ai bën shkelje kushtetuese.
Zëri: A ishte vepruar kështu edhe në vitin 2014?
Hasani: Jo, sepse nuk ka pasur vendim. Gjykata e ka interpretuar kështu dhe tani vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ajo që përcaktohet saktë është kjo, se presidenti bën shkelje kushtetuese nëse përjashton partinë e dytë, të tretë, të katërt apo me radhë. Nuk mund ta përjashtojë askënd.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...