Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se skenari i vetëm i Partisë Demokratike të Kosovës është se ata do ta përcaktojnë qeverinë e ardhshme, përcjellë arbresh.
“Skenari i vetëm i PDK-së është se ne jemi ata që e përcaktojmë qeverinë e ardhshme” , tha Hoxhaj në Zona B të Klan Kosovës, duke shtuar se këtë tashmë e kanë të qartë, dhe se pa koalicionin parazgjedhor (PAN) nuk mund të ketë institucione.
Ai u shpreh i bindur se fitorja i takon PDK-së, porse nuk duhet ngatërruar madhësia e kësaj fitoreje.
“Pa PDK’në nuk do të ketë as shumicë parlamentare e as Qeveri të ardhshme”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj besimin se ata do të dalin të parët e ka edhe në zgjedhjet lokale.
“Do të befasoheni në zgjedhjet lokale me vullnetin, entuziazmin dhe energjinë që ka për ta prodhuar Partia Demokratike e Kosovës”, tha Hoxhaj.
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...