Si të qetësoni djegiet nga dielli në kushte shtëpie

20:03 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Ndodh jo rrallë të digjemi nga zjarri, por edhe nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shqetësojë, pasi përveç medikamenteve të fabrikuara, mund të përdorim në këto raste edhe recetat me bime mjekësore, përcjellë arbresh.

Rrezet ultravioletë janë përgjegjëse për kancerin e lëkurës e rrezet UVB të diellit janë shkaktaret e djegieve të lëkurës.

Ja, disa metoda natyrale se si të trajtohet djegia nga dielli në kushte shtëpie:

Formoni një pastë me disa kastravecë të shtrydhur dhe lyeni lëkurën e skuqur. Vetitë analgjezike dhe antioksiduese do të përshpejtojnë procesin e shërimit të lëkurës.

Bustinat e përdorura të çajit, apo napat e lagura me çaj mund të bëjnë gjithashtu punë. Çaji do të balancojë pH e lëkurës dhe do ta mbajë lëkurën të hidratuar.

Vitamina E do të ulë gjithashtu inflamacionin. Ajo që duhet të bëni është të merrni xhelin nga disa kapsula vitamina E e të lyeni lëkurën. Qumështi mund të përdoret gjithashtu për të qetësuar lëkurën e djegur. Proteinat e gjendura në qumësht do të ushqejnë lëkurën.