Ministrja e komunikacionit, Doris Leuthard ka argumentuar se të moshuarit sot janë më të shëndetshëm dhe më vitalë se që kanë qenë më herët njerëzit e moshës së tyre.
Ngasësit e automjeteve, në të ardhmen mund të detyrohen t`i nënshtrohen kontrollit mbi aftësinë për të marrë pjesë në komunikacion, vetëm pas mbushjes së moshës 75 vjeçare. Për këtë propozim ka votuar sot me shumicë votash Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch nga mediat zvicerane.
Sipas tij, kontrollimi i detyruar te mjeku shtyhet nga mosha 70 vjeçare, sa ka qenë deri tash, në atë 75 vjeçare.
Këshilli Federal ishte shprehur që më parë për një ndryshim përkatës të ligjit. Ministrja e komunikacionit, Doris Leuthard ka argumentuar se të moshuarit sot janë më të shëndetshëm dhe më vitalë se që kanë qenë më herët njerëzit e moshës së tyre. Veç kësaj duhet të forcohet vetëpërgjegjësia te vozitësit e moshuar.
Me ndryshimin e planifikuar të ligjit pritet të merret Dhoma e Kantoneve.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...