Artur Zheji dhe Armand Shkullaku janë shprehur mbi deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama të premten e kaluar në “Zonë e Lirë”, në lidhje me atë, ku gazetarë dhe analistë të njohur në vend i konsideroi “kazan mediatik”.
Zheji theksoi nga studio e emisionit “Opinion” se nuk duhet të merremi me kryeministrin me arsyen se ai nuk ekziston. Sipas tij, nëse analistët arrijnë ta shmangin në bisedë, vjen një ditë ku Rama të merr në telefon dhe të thotë flisni për mua se u harrova.
Ndërsa, Armand Shkullaku u shpreh se deklaratën e Edi Ramës nuk e merr seriozisht. Ai theksoi se tendenca për të gjetur fajin gjithmonë tek të tjerët është bërë baltë nga Rama.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi