Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar heqjen e plotë të bllokadës së Katarit, duke shtuar se ‘para armiqësisë duhet të vendoset vëllazëria’.
Erdogan tha se izolimi i Katarit nuk do të zgjidhë ndonjë problem rajonal dhe u zotua se do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të ndihmuar në përfundimin e krizës rajonale, transmeton portali arbresh.info
“Ne nuk do të braktisim vëllezërit tanë në Katar”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
“Unë gjithashtu kam një kërkesë të veçantë nga administrata saudite, që përpara armiqësisë të vendosin vëllazërimin”, shtoi ai.
“Unë them se bllokada duhet të hiqet plotësisht”, ka shtuar Erdogan, duke u bërë thirrje Arabisë Saudite, Bahreinit, Egjiptit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që të heqin bllokadën ndaj Katarit.
Turqia e cila vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Katarin, ka ofruar ushqime dhe furnizime me ujë për të shmangur mungesat e mundshme./Arbresh.info
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada