Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë dhe shef i diplomacisë Ivica Daçiq të dielën u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të dalin për të votuar, pasi zgjedhjet e sotme sipas tij janë me rëndësi vitale për serbët.
Ai ka vlerësuar se populli serb vetëm i bashkuar mund të mbijetojë.
“Zgjedhjet e sotme janë me rëndësi vitale për popullin serb, i cili vetëm i bashkuar mund të sigurojë mbijetesën e vet”, është shprehur ai. Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë 26 subjekte politike, prej të cilave pesë janë nga radhët e komunitetit serb.
Të drejtë vote kanë 1.872.951 votues, prej të cilëve më shumë se 155.000 votojnë për herë të parë. Janë gjithsej 889 qendra votimi, nën vëzhgimin e rreth 30.000 vëzhguesve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë./kp
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...