Aktori Gent Bejko është një djalë me fat!
Në fakt jo vetëm me fat por edhe i talentuar sigurisht sepse jo më kot, emri i tij qëndron në listën e aktorëve që përbëjnë kastin e filmit ‘Mother!’ në të cilin protagonistë janë aktorët e mirënjohur Jennifer Lawrence, Javier Bardem, Ed Harris dhe shumë të tjerë.
Ky film është i zhanrit thriller psikologjik dhe horror e është shkruar e drejtuar nga Darren Aronofsky.
Filmi pritet që të lançohet në 13 tetor të këtij viti ndërkohë që shpresat se ky do jetë një film që do të marrë shumë bujë dhe komente janë të mëdha.
Në përgjithësi filmi do të flasë për lidhjen e një çifti e cila do të testohet e vihet në provë menjëherë pasi në shtëpinë e tyre të vijnë disa persona të paftuar të cilët do t’ju vënë në pikëpyetje ekzistencën.
Xhirimet e filmit kanë mbaruar në gusht të vitit të kaluar dhe gjithçka është thuajse gati për finalizimin nga produksioni i ‘Paramount Pictures’.
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...