Ukraina është shteti i radhës që nga sot ka fituar të drejtën e votimit pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.
Qytetarët ukrainas të cilët janë të paisur me pasaporta biometrike do të mund të lëvizin lirshëm në të gjitha shtetet e BE-se, shkruan lajmi.net.
Qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian qytetarëve u lejohet për periudhën 180 ditëshe.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kishte deklaruar për medie se lëvizja pa viza në BE nënkupton ‘lamtumirë Perandorisë Ruse’.
Poroshenko në 24 orët e fundit para se Ukraina të fitonte zyrtarisht të drejtën e lëvizjes pa viza, tha se Ukraina pret të anëtarësohet në NATO dhe BE.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk në rrjetin social Twitter ka thënë: “Një ditë për tu mbajtur mend. Udhëtimi pa viza për ukrainasit tani është realitet, na sjell më afër”
Për liberalizimin e vizave, Ukrainën e uroi edhe Komisioneri i BE për Zgjerimin Johannes Hahn.
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028